Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë një kallëzim penal drejtuar SPAK në lidhje me ngjarjes e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues. Manja ka kallëzuar Sali Berishën si ish kryeministër të Shqipërisë, Lulëzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm gjithashtu dhe Ndea Prendin, ish-komandanti Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Manja akuzon këta persona për vr asje në rrethana të tjera cilësuese, të parashikuar nga neni 79, gërma dh) në lidhje me nenet 25 e 50 gërma dh) të Kodit Penal dhe shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Më herët, Manja konfirmoi se do të dorëzojnë në SPAK një kallëzim për vrasjen e katër protestuesve në 2011. Ministri përsëriti thirrjen që SPAK të marrë nën administrim audion që thuhet se pasqyron komunikimin në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vr asjet e 21 janarit 2011.

“Ato katër vra sje kurrsesi nuk mund të jenë vrasje nga pakujdesia. Nëse ka një fakt të ri që ka dalë në dritë, që ka pasur komunikim në radio nga grupi i zjarrit dhe kjo sigurisht që mbetet një kr im shtetëror dhe ngjarje e pa hetuar. Ne presim që SPAK ta marrë këtë çështje, ta hetojë, në mënyrë të gjithanshme. Kushdo që ka qenë përgjegjës dhe pavarësisht pozitës që ka pasur, të përgjigjet para drejtësisë. Sot do ta depozitoj kallëzimin në SPAK si ministër i Drejtësisë”, tha ai më herët gjatë ditës së sotme.