15 banesa janë aktualisht në ujë në Shkodër, pas reshjve të dendura

Bashkia Shkodër:

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.10, ka rritje me 5 cm me oren 18.00 të një dite më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.
Niveli i Liqenit shënon 8.55 m, ka rritje prej 5 cm me orën 18.00 të një dite më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.
Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është1400 Ha, e pandryshuar me një ditë më parë.
Njësia Administrative Ana e Malit ka 1300 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 75 cm, e pa ndryshuar me një ditë më parë. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmerisë se lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.


Njesia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore të përmbytur .
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 10 cm, rruga është e kalueshme, ka ulje të nivelit prej 30 cm.Bashkia Vau Dejës:

Reshjet e shiut vazhdojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e Njësive Administrative Shllak dhe Temal. Në 10 fshatra të Njësisë Administrative Temal nuk ka energji elektrike, si dhe në të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative Shllak .Rrjeti elektrik është i amortizuar dhe shumë i vështirë për t’u riparuar.Rrugët komunale janë të bllokuara.

Bashkia Malësi e Madhe:

Në teritorin e bashkisë ka patur reshje shiu dhe dëbore në Kelmend dhe Shkrel. Akset rrugore janë te hapura. Në Bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qetë.

Autoriteti Verior Rrugor:

Aksi H.Hotit-Tamarë nuk ka probleme qarkullimi kryhet normal. Aksi Tamarë-Vermosh është i hapur në dy korsi. Qarkullimi kryhet me goma dimërore, rekomandohen të kenë zinxhirë me vete për disa segmente me pjerrësi të madhe. Në aksin Bogë-Theth është funksional segmenti Boge-Qafë Thore. Me rënien e temperaturave po punohet për hapjen e segmentit rrugor në Q.Thore.