Këtë të hënë janë lajmëruar ndryshime në Policinë e Shtetit në disa komisariate në qarqe të ndryshme të vendit.

Bëhet me dije se ka ikur nga drejtimi i komisariatit nr.2 në Tiranë Edmond Pjetri, detyrën e të cilit do ta mbajë Loard Sallaku.

Nga komisariati i Pogradecit është larguar Oltion Agolli dhe është emëruar Klodian Kondi.

 krujë është larguar Loard Sallaku dhe në vend të tij është vendosur Elton Shahin.

Nga Kavaja është larguar Emiljano Pashaj ndërsa nuk bëhet me dije kush do ta zëvendësojë postin e tij.

Sa i përket komisariatit të Devollit, është larguar Besim Palamani dhe është emëruar Kreshnik Alimadhi.

Nga Saranda është transferuar Klodian Kondi dhe në vend të tij është vendosur Oltion Agolli.

Ndryshime ka patur edhe në komisariatin e Shkodrës ku është larguar Asllan Shyti dhe është emëruar Idriz Daulle.