Një pedagog i Universitetit të Shkodrës denoncon se është kërcënuar nga një nëpunës shteti në prezencë të një punonjësi të policisë.

Nëse gjithçka që shkruhet këtu është e vërtetë, ftoj Universitetin e Shkodrës të reagojë mbi këtë ngjarje pa precedent.

Gjithashtu pres që Bashkia Shkodër të marrë masat ndaj vartësit të tij, për kapërcim të kompetencave, shkelje të etikës dhe shpërdorim të detyrës.

E njëjta gjë vlen për Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të verifikojë nëse punonjësi i policisë gjithashtu ka abuzuar me detyrën e tij.

Nuk duhet heshtur para situatave të tilla anormale. Nuk duhen cënuar njërëzit pse e mendojnë ndryshe!
“Unë mund të mos e mendoj si ty, por jetën do jepja të shprehje mendimin tënd i lirë” -Voltaire