Polcia e shteti ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zhdukjen e 3 vajzave të mitur në dibër.
Bëhet me dije se denoncimi u bë nga prindërit e tyre L.P., dhe M.., të cilët kishin deklaruar se vajzat ishin larguar pa adresë nga shtëpia.
Pas kërkimeve, tri të miturat gjenden në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merren në pyetje.
Njoftimi i policisë:
Dibër/ Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30, në Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit :
L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.
Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.
Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.
Comments are closed.