Vllaznia po bën një sezon të mirë në Abissnet Superiore, teksa renditet në vendin e 3-të dhe 3 ndeshjet e fundit, ia ka dalë t’i fitojë të gjitha. Në një lidhje Skype me News 24 në Sport News ishte trajneri i shkodranëve, Mirel Josa.
“Rezultatet kanë qenë të mira. Viti ne kemi mbyllur me disa diskutime, duke patur parasysh humbjet që nuk kanë qenë të mriat për ne. Disa ccështje i ekuilibruam. Unë mendoj që më rëndësi ka konsolidimi i skuadrës.
Kemi bërë edhe ndeshje të tjera të mira, jo vetëm ai takim i fundit. Për mua ka rëndësi shuëm si paraqitet ekipi në fushë apo edhe në dhomat e zhveshjes.
Titulli Objektivi që ka Vllaznia është të luftojë për vendet e para. Nuk është problemi se kam frikë të përmend titullin, përkundrazi kam shumë dëshirë, por duhet të jemi më me këmbë në tokë. Ne do respektojmë punën tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm
Balaj Ardhja e Bekim Balaj mua më liron sepse tani kam më shumë zgjidhje. Ekipi ka patur probleme në dy fazat e para” tha ai.
(BalkanWeb)
Comments are closed.