Luizi dhe Efi që prej mbrëmjes së djeshme kanë qëndruar të veçuar nga banorët e tjerë, pasi produksioni vendosi që ata të kujdeseshin për një foshnjë.
Kiara nga ana tjetër, e gjendur vetëm, ka shprehur haur ndjenjat për këngëtarin, teksa tha se i mungon. Gjatë një bisede me Bjordin, ajo u pyet se a e ka marrë malli, duke u përgjigjur po. Kiara tha se mbrëmë në darkë foli përmes derës me Luizin dhe se nga ky veprim, u ul sërish shifra e çmimit të madh.
Kiara tha se nuk e dinte që kjo gjë nuk lejohet, por e mori vesh më vonë, pasi ishte afruar tek dera dhe kishte folur me Luizin.