Petrit Jashari është 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, pasi ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.
Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se Jashari punonte në kompaninë e babait të tij, një kompani transporti me seli në Magione, specializuar në dërgesat në supermarkete.
Këtë paradite, si gjithmonë, ai ishte nisur të bënte një dërgesë, kur humbi kontrollin e kamionit në provincën e Pesaro Urbinos dhe në kufi me Umbrian. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo.
Comments are closed.