Orjana Gremi, 32-vjeçarja që hodhi foshnjen e porsalindur në lumin Kir e ka rrëfyer krimin dy ditë pasi kishte ndodhur. TvKlan raporton se e reja tashmë e arrestuar, e cila ka kërkuar dërgimin e fëmijës së saj në Shtëpinë e Foshnjës, kërkesë për të cilën u vunë në dijeni dhe dy murgeshat që më pas do të referonin rastin. Por 5 ditë pas lindjes, më 5 Janar, murgeshat vihen në dijeni se 32-vjeçarja ishte larguar nga materniteti i Shkodrës. Pas kërkimeve të shumta kanë rënë në kontakt me të vetëm me datë 6 Janar pasi e reja kishte dhënë adresë të rreme në spital.
Fillimisht ajo ka mohuar të ketë lindur fëmijë, por më pas ka pranuar faktin se e ka hedhur atë në lumin Kir. Përballë këtij fakti, murgeshat kanë kërkuar vetë për gjetjen e foshnjës. Në pamundësi për ta gjetur vetë dhe dyshimeve se 32-vjeçarja mund t’i gënjente, dy murgeshat i janë drejtuar policisë. Përpara uniformave blu, vetë e reja ka rrëfyer ngjarjen dhe ka treguar se më datë 4 ka shkuar në lumë, ka futur foshnjen në qese dhe e ka hedhur. Fëmija i porsalindur u gjet i mbështjellë me batanije brenda një qeseje plastmasi, gryka e së cilës ishte mbyllur me tel. Në vendin ku u gjet i pajetë foshnja, policia gjeti dhe dy receta mjekësore të Orjana Gremit, biberon dhe medikamente.
E reja aktualisht ndodhet në burg për akuzën e ‘vrasjes me dashje’. Përpara hetuesve, ajo ka deklaruar se fëmijën nuk kishte mundësi ta mbante pasi nuk ishte e martuar.
Comments are closed.