Vllaznia vijon të bëjë mirë në kampionat, sot erdhi fitorja e radhës në “Loro Boriçi” 4-1 ndaj Laçit. Në minutën e 30-të, Hoxhaj realizon golin e parë të ndeshjes, i ndihmuar edhe nga devijimi i Adelekes.
Brenda fraksionit të parë, i njëjti autor do dyfishonte shifrat, duke ndezur sërish festën në stadium.
Në pjesën e dytë për ekipin shkodran debutoi edhe afrimi i bujshëm, Bekim Balaj. Kurbinasit nuk u dorëzuan dhe rihapën llogaritë, me anë të Vasil Shkurtaj (65’).
Asgjë për t’u shqetësuar për djemtë e Mirel Josës, që gjejnë edhe të 3-tin dhe të katërtin me Juriç dhe Jonuzi.
Vllaznia renditet e 3-ta (28 pikë), laçjanët në pozicionin e gjashtë me 20 pikë.
Comments are closed.