Në Shkodër kanë zakon (dikush politikisht jo korrekt) të përvetsojnë mundin, sakrificën dhe djersën që ti derdh për qytetin. Të mohojnë bëmat, kontributin.

Po si përfitim politikisht dhe moralisht. Kjo ka ndodhur dhe me shtrëmbërimin e të vërtetës së Mjeshtrit Kujtim Alia i cili në vitin 2007 ktheu orkestrën simfonike mbas 17 vitesh. E bëri me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës dhe me kontributin e shumë njerzve aty e sidomos Anton Kaftallit e Roland Gulit. Sot Bashkia e Bardhit “e kthen” orkestrën “mbas 32 vitesh” duke mohuar jo vetëm kontributet individuale, por dhe të Bashkisë së Shkodrës në 2007. Kjo në fakt është “mos mirënjohje politike” është “mos respekt qytetar” është “grabitje vlere kulturore”!
Poshtë është një intervistë e imja me Mjeshtër Kujtimin shumë vite më parë, ku ai vetë flet për Orkestrën dhe janë pamjet e 19 tetorit 2007

Nga Besi Bekteshi