Nga Eliona Shkreli Kodra
Ringritja e Orkestrës Simfonike të Shkodrës është lajmi më I mirë që mund të vinte në këtë kohë kur muzika është në krizë të identitetit të saj dhe tallavaja është kthyer në trend, kur këngëtarët vlerësohen në bazë të lakuriqësisë dhe jo tekstit e muzikës së mirë. Kur Noizy dhe shokët e shoqet e tij mbushin ekranet e skenat plot me të rinj e të reja, të cilëve tregu muzikor I ofron vetëm këtë lloj muzike e ķëto soj këngëtarësh.
Notat muzikore sot janë kthyer në zhurma të pakuptima, orkestrimet pa pikë shije për të mos folur për tekstet ”kuku’ nanë”!
Ringritja e Orkestrës Simfonike është gjëja më e mirë që Bashkia Shkodër po I rikthen qytetit të artit e kulturës. Shkodra ka nxjerrë gjithmonë këngëtarë e muzikantë talentë që kanë shkëlqyer dhe vazhdojnë të shkëlqejnë në skenat botërore.
Me risjelljen në jetë të kësaj orkestre, Shkodrës I kthehet një lavdi e munguar prej shumë vitesh, I rikthehet identiteti I mbetur në kujtesën e brezave të shkuar. Tashmë Shkodra mund të vazhdojë traditën artistike, si qyteti ku u krijua dhe u shfaq për herë të parë një opera shqiptare, “Mrika”, si qyteti ku kultura muzikore buron në çdo shpirt e gen shkodrani!
Shkodra e At Martin Gjokës, Prenkë Jakovës, Çesk dhe Tonin Zadejës, Tish Daisë, Ramadan Sokolit, Gjon Kapedanit, Palok Kurtit, Mark Kaftallit, Ferd Lleshit e deri tek kompozitorët e sodit Zef Çoba, Gjon Shllaku, Shpëtim Saraçi, Markelian Kapedani etj.etj, po merr sërish emrin që I takon, emër I cili kishte mbetur I gdhendur nën pluhurin e harresës, “djepi I artit dhe kulturës”!
Orkestra Simfonike, është vetëm pikënisja e asaj që Shkodra meriton për t’i kthyer identitetin dhe traditën kulturore që e ka karakterizuar prej shekujsh. Dua të besoj se ky hap I parë është shprehje e vullnetit të Bashkisë Shkodër për t’i dhënë Shkodrës atë që meriton duke vijuar me ringjalljen e jetës kulturore, jo vetëm në muzikë por në çdo fushë të artit në të cilat Shkodra ka qënë gjithmonë kryeqëndra artistike e Shqipërisë!
Comments are closed.