Mediat britanike duket se nuk kanë në plan të ndalen dhe t’u “ndahen shqiptarëve”. Një artikull i botuar në tabloidin “Daily Mail” tregon mënyrat sesi shqiptarët po “thithin” klientë për t’i dërguar në mënyrë të jashtëligjshme në Angli.
Sipas prestigjiozes angleze, shqiptarët vijojnë të pa shqetësuar që të reklamojnë “biznesin” e tyre në rrjetet sociale, e kryesisht në Tik Tok, duke treguar datat e nisjes dhe detaje të tjera.
Në artikullin e botuar së fundmi, janë shfaqur disa postime të shqiptarëve në rrjetet sociale, ku thuhet se kërkojnë deri në 18 mijë paund për kalimin e sigurt drejt Britanisë, jo me gomone, por me kamionë.