Gjykata ka lënë në burg 5 të akuzuarit si organizator të atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, e Juljan Pjetri.

Ndërkohë Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Mece dhe Dritan Shkëmbi, janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentat mafioz.

Sipas saj urdhrat e arrestit për këta persona janë firmosur në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 dhe janë mbajtur sekret, pasi prokurorët sipas informacioneve që kishin rezultonte se eksponentët e kësaj ngjarjeje që janë shpallur në kërkim ishin duke diskutuar për t’u kthyer në Shqipëri.