Reshje të dendura bore kanë bllokuar disa akse rrugore në veri të vendit. Sipas bilanti më të fundit nga emergjencat civile bëhet me dije se aksi Bogë-Theth dhe Shkodër-Theth janë të pakalueshëm për shkak reshjeve të dëborës që kanë rënë në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, rreth 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Autoriteti Verior Rrugor:
Pjesa e Qafë Thores tek tunelet panoramike vazhdon të jetë e bllokuar nga orteqet. Aksi Bogë-Theth vazhdon të jetë i bllokuar segmenti prej rreth 600 m në zonën e tuneleve. Aksi Tamarë-Vermosh, reshjet e dëborës kane vazhduar gjatë gjithë natës me intensitet të lartë dhe vazhdojnë edhe tani.
Është punuar pa pushim me dy borëpastruese dhe me mjete të tjera duke mbajtur të hapur aksin rrugor. Akset e tjerë kane rënie inertesh te cilët pastrohen nga kontraktori. Aksi Q. Mali- Fierze ka reshje bore deri ne 25 cm. Kontraktori vazhdon pastrimin e saj.
Comments are closed.