Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar sot për herë të parë materiale të reja që nuk janë zbardhur deri më tani që zbardhin të plotë se çfarë ka ndodhur në momentin kur u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Biseda është mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr.

Madje kodi është “gati për zjarr ta-ta-ta”, ndërsa në një moment të dytë në radio flet edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por gazetari ka zgjedhur që të mos i publikojë fjalët e tij.

PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT: