Mjeku specialist në kirurgji estetike Panajot Papa ka qenë i ftuar në edicionin e parë të lajmeve në Klan News me spikeren Iva Kalemi, për të folur rreth operacioneve plastike dhe ndërhyrjeve estetike. Ai ka treguar se shumica e pacientëve në Shqipëri janë të huaj pasi çmimet këtu janë më të lira sesa në vendet e tyre. Ai ka treguar se vajzat në moshë të vogël nuk duhet të kryejnë ndërhyrje, të paktën pa mbushur 18 vjeç. Madje Papa shprehet se botoksi tek vajzat 20 vjeç nuk është e nevojshme, mosha që dikush duhet të bëjë botos është pas moshës 35-40 vjeç.
Panajot Papa: 20 vjeç nuk është e nevojshme të nisësh një botoks. Ekzistojnë disa pacientë të cilët mund të kenë një problematikë anatomik që e kanë që 20 vjeç, është e lejueshme në këtë lloj rasti sepse u konstatua problemi.
Iva Kalemi: Në rast se është gjithçka në rregull nga ana estetike, kur është mosha që duhet ta fillojnë botoksin.
Panajot Papa: Në moshën 35-40 vjeç nëse nuk ka asnjë lloj nevoje.
Iva Kalemi: Gjithmonë e më shumë rastet që po përdorim botoks dhe fillera shikojmë një fryrje të fytyrës, të anës estetike, është kjo një mos bërje e mirë apo gjithmonë kur do fillosh ta përdorësh rregullisht do të arrijë një pikë që do të ketë këtë formë imazhi.
Panajot Papa: Nëse do shohim acidin hialuronik është 98% ujë, automatikisht në këto imazhe i është injektuar vazhdimisht acidi hialuronik për të rënë në sy mollëza për shembull dhe në shumë raste mund të jetë bërë gabim. Anatomia e fryrës ndahet në disa proporcione dhe asnjërit prej proporcioneve nuk duhet të dalë jashtë karakteristikave. Në momentin që ti shikon mollëzat më të fryra është bërë gabim. Qëllimi është të mos duket, t’i të bësh diçka dhe kur tjetri të dallosh në rrugë të thonë “çfarë ke bërë, ke ndryshuar flokët?” Domethënë të mos kuptojnë. Në momentin që mjeku dhe pacienti kanë arritur këtë gjë kjo është gjëja më e bukur. Nëse t’i injekton vazhdimisht për t’u dukur i bie që objektivi jot është të tërheqësh vëmendjen.
Iva Kalemi: Cili është sugjerimi, 2 herë në vit për ta mbyllur me këtë apo varet nga pacienti.
Panajot Papa: Produktet zgjatin nga 90-180 ditë në moshë të re, nëse fillon në 30-35 vjeç mund ta bësh edhe një herë në vit. tvklan.al
Comments are closed.