Për shkak të reshjeve të shiut sipërfaqja totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës është rreth 1 000 Ha, 600 hektarë më shumë krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërsa fshatrat Mushan, Shirq, Suka të njësisë Administrative, Dajç, janë pa energji elektrike po ashtu edhe pjesa më e madhe e njësisë së administrative, Velipojë.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.20 metra (kuota maksimale 7.50 metra)
Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 metra me një rritje prej 23 centimetrash me orën 19:00 të datës 18.01.2023 (kuota maksimale 8.70 metra).
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata paraqitet më problematike pasi sipërfaqja e përmbytur është 1000 hektarë, ka rritje me 600 hektarë nga ora 19:00 e datës 18.01.2023. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Ndërsa fshati Obot është pa energji elektike. Raportohet se ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Comments are closed.