Mirmengjes!
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 19.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.20 m nuk ka ndryshim me oren 19.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.85 m me nje rritje prej 23 cm me oren 19.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.

Njesia Administrative Dajç:
Fshatrat Mushan,Shirq,Suka Dajç jane pa energji elektrike.
Pjesa me e madhe e Njesise Administrative Velipoje eshte pa energji elektrike.

Njesia Administrative Ana e Malit:
Siperfaqja e permbytur eshte 1000 Ha, ka rritje me 600 Ha nga ora 19.00 e dates 18.01.2023
Rruga e Obotit e kalueshme vetem me mjete te larta.

Fshati Obot eshte pa energji elektike. Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Kerkohet nje mjet ushtrie I kalueshmerise se larte ne rrugen e Obotit,se bashku me 4 forca ushtarake.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.