Së shpejti do të ketë një ligj të ri për dhomën e tregtisë dhe industrisë. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali tha se është ngritur një grup pune për të synuar përfshirjen e biznesit në vendimmarrje.
“Brenda 6 ose 9 mujorit të vitit ne do të kemi në parlament ligjin e ri për dhomën e tregëtisë dhe të industrisë. Ka nevojë për një ridimesionim dhe afrim sa i përket gjithë komunitetit të biznesit dhe përfshirë në procesin e e vendimmarrjes për vendimet të cilat lidhen drejpërdrejt me biznesin”, ka thënë Edona Bilali.
Gjatë prezantimit të objektivave për 2023, Bilali njoftoi gjithashtu se procesi i start upeve për këtë vit do të kalojë në e-albania.
“Synojmë automatizimin e plotë të procesit dhe kjo është ambicia jonë krysore, pra ta kalojmë nga online direkt të gjithë procesin e aplikimit dhe shqyrtimit në e-albania”, ka thënë Bilali.
Pjesë e prezantimit ishte dhe ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi e cila garantoi se do të ketë përmirësim të shërbimeve online, sidomos për të krijuar mbrojtje nga sulmet kibernetike.
“Investimet që janë parashikuar në buxhet për këtë vit, janë investime të parashikuara në dy lloj kategorish në infrastrukturë, por dhe në skills edhe për të përmirësuar infrastrukturën, por dhe për të rritur njohuritë që ka stafi. Gjithashtu bsahkë me këtë edhe për të parë se si një staf që vjen në shërbimet e informatikës, në shërbimet e TIK, mund të jetë i konkurrueshëm si në sektorin privat, ashtu dhe në sektorin publik”, është shprehur Milva Ekonomi.
Ministrja Ekonomi përmend fiskalizimin si një nga sukseset e vitit 2022 që ishte 100% te biznesi i madh dhe 93% tek i vogli.
Comments are closed.