Nuk është e thënë se mund te behet fjale për një person që nuk keni arritur akoma ta harroni apo për pendim.

Çfarë do te thotë te ëndërrosh ish te dashurin apo një ish bashkëshort? Jo ekzaktësisht atë qe mund te mendoni ju, nuk është e thënë te ëndërrosh një ish sepse jeni përsëri te dashuruar me atë person. Zakonisht problemi janë çështjet te lëna pezull dhe ndarjet qe zvarriten për shume kohe para se te ndaheni përfundimisht.

Perse ëndërrojmë ish-in? Zakonisht motivet janë te lidhura me emocionet e se shkuarës si zhgënjimi, dashuria, inati, dëshira por edhe pendimi. Nëse keni mbyllur një histori prej pak kohesh është mese normale te shihni ëndrra me këtë person, disa here mund te trajtohet si ndjenje pendimi, disa here te tjera si dashuri sepse nuk mbaron kaq shpejte. Mbase ne rastin ku vendimi është marre pikërisht nga ju, është dëshira për tu kthyer përsëri ne hapat tuaja, por nëse ju ka lënë ai, gjerat janë ndryshe. Ne këtë rast quhet nostalgji, keni akoma nevoje për kohe për ta harruar, edhe pse rutina jone e përditshme nuk na le momente për te reflektuar, ne ëndërr gjerat janë ndryshe.

Ndonjëherë kur ëndërrojmë ish-in është dhe ndjenja e fajit, sidomos nëse ne ëndërr ai është i trishtuar apo qan, por ka dhe raste ku ndjehemi te persekutuar nga ish-i, ne ëndërr. Kjo mund te tregoje se jeni shume te bindura se faji për fundin e lidhjes ishte pikërisht i tij. Nëse kjo lloj ëndrre shfaqet shpesh, edhe pse tashme keni filluar duke u frekuentuar me dike tjetër apo nëse keni gjetur dashurinë, atëherë mbase ju duhet te reflektoni për disa çaste, mbase ka ngelur diçka pezull qe ndjeni nevojën për te mbyllur apo mbase zemra juaj nuk është totalisht e lire.