Rreth 1000 Ha tokë janë përmbytur në Shkodër si pasojë e reshjeve të shiut gjatë orëve të fundit mdërkohë sipas prefektes Majlinda Angoni situata është e menaxhuar.

Ajo tha për gazetarët se të gjitha shtabet e emergjencave civile janë në gatishmëri ndërsa në disa zona ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

Majlinda Angoni: Kjo ditë ishte e pritshme. Jemi në situatë të menaxhueshme. Kemi rritje të nivelit të liqenit. Jemi në pikën kyçe. Eshte ulur niveli i shkarkimeve nga 900 m3 ne 500 m3 ne sekond.

Po vjen 1 kamion me mjetet e ushtrisë. Kemi probleme edhe me reshjet e dëborës. Qafë – Thore – Bogë e bllokuar. Të gjitha shtabet e emergjencave civile janë në gatishmëri. Kemi vështirësi me energjinë elektrike.