Reshjet intesive të shiut prej dy ditësh tanimë kanë shkaktuar probleme në disa qytete, e një prej tyre është edhe ai i Shkodrës.

Sipas njoftimit të fundit, deri në orën 19:00 ka pasur rritje të nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë, po ashtu vijon të jetë i bllokuar aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit- Ndrejaj, për shkak të rrëshqitjeve të gurëve.

Po ashtu mësohet se është bërë e mundur hapja e rrugës Mes-Ura e Shtrenjtë që ishte bllokuar natën e kaluar.