Ditën e sotme në rrjetet sociale qarkulluan pamjet e dhunës që u ushtrua nga Petraq Milo, ish-këshilltar i presidentit të Shqipërisë dhe kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ndaj djalit të tij. Por tashmë është zbuluar edhe identiteti i doganierit që ka dhunuar këtë familje. Mësohet se ai është Nikola Boljevic dhe gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët.
“Ka pasur gjithmonë probleme me shqiptarët. Merr nga 10 euro, ndonjë redbull, puntorëve sezonalë sidomos nga Shkodra qe te kalojnë pa probleme,”-shkruan një qytetar per JOQ.
Ndërkohë që deri më tani ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet shqiptare lidhur me rastin e rëndë të dhunës ndaj familjes shqiptarë në doganën e Murriqanit.
Comments are closed.