Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Seanca ka nisur prej orës 10:00 të paradites dhe ka përfunduar vetëm pak minuta më parë, ndërsa në shqyrtim ishin dy kërkesa, një e grupit të Alibeajt dhe një e “Rithemelimit”.
Kushtetuesja në përfundim të seancës së sotme është tërhequr nga vendimi, i cili pritet të shpallet brenda 30 ditëve. Sipas opozitës, Xhaçka është në papajtueshmëri, pasi bashkëshorti i saj ka fituar statusin e investitorit strategjik.
Comments are closed.