Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë në konferencë për mediat për të komunikuar masat që duhen marrë duke pasur parasysh përkeqësimin e motit që parashikohet në ditët në vijim.
Ministri Peleshi u bëri thirrje kryesisht drejtuesve të bashkisë Shkodër dhe asaj Lezhë që të paralajmërojnë qytetarët që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të merren masat paraprake për reshjet intensive që pritet të bien.
Reshje me intensitet të lartë do të ketë në Shkodër, Kukës, Dibër e Lezhë, ndërsa me intensitet mesatar reshjet do të jenë në qarqe të tjera të vendit.
Deri më tani, me sasinë e reshjeve të rëna gjatë së hënës nuk raportohet për situata problematike. Në Kukës, Dibër dhe Lezhë ka pasur rrëshqitje dherash apo vërshime lumenjsh malorë.
Në zonat urbane, Peleshi u shpreh se situata do të varet nga mirëmbajtja që u është bërë kanalizimeve. Në Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të ketë edhe reshje të shoqëruara me shtrëngata. Situata me reshjet pritet të normalizohet pas 21 janarit.
Comments are closed.