Reshjet e shiut dhe prurjet e përrenjve rikthejnë problemet në akset rrugore të Shkodrës. Orët e fundit është bllokuar rruga e Prekalit në njësinë administrative Postribë.
Në rrugë vërshimi i ujit ka sjellë dhe, gurë dhe inerte të ndryshme duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve drejt Prekalit por edhe ish- komunave të Dukagjinit që iu bashkuan qytetit në 2015.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër ka angazhuar mjetet e veta dhe burimet njerëzore për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal të mjeteve motorike në të.
Comments are closed.