Ndërkohë që rrjeti ‘po zjen’ nga fenomeni “Big Brother Vip”, ku me mijëra fansa janë angazhuar të mbeshtesin këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, një pyetje pikante është shtruar nga faqet satirike në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bëhet fjalë për Bashkinë Shkodër, ku krahas kandidatit të përfolur të PS, një emër tjetër i përfolur është edhe ai i artistit shkodran, Luiz Ejlli.

“Kush mendoni që duhet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër?”- shtron pyetjen “Lolita”.

Ajo që vihet re është reagimi i menjëhershëm i deputeti socialist, Benet Beci.

“Pyetje shumë e mirë..por Luizi e unë s’mund të jemi kundërshtarë! Kemi punuar bashkë edhe më parë, kur nuk ishte kaq popullor sa tani. Është djalë shumë i mirë e i uroj vërtet fat. Madje kur të dalë, do ta ftoj sërish pasi të dy mund të kontribuojmë për Shkodrën!sonte!