Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryesocialisti Edi Rama mblodhi grupin parlamentar, ku mirëpriti në këtë mbledhje edhe deputetin e qarkut Shkodërs Agron Cela, i cili iu bashkua së fundi socialistëve duke braktisur partinë e Ilir Metës.

Mëgjithatë, burime për Abcnews thanë se Rama ka qenë kritikë me të tijët, përfshi këtu deputetët, të cilët i kritikoi për mungesa në komisione duke pamundësuar herë pas here mbledhjet.

Pakënaqësi kryesocialisti ka shprehur edhe ndaj ministrave të kabinetit qeveritar, për performancën e tyre në Kuvend. Sakaq ndërsa ka vlerësuar sipas raportit, përformancën e Elisa Spiropalit, kreu i qeverisë ka patur rezerva për ministren Xhacka. Gjithashtu kritika ka patur edhe për efektivë të policisë, të cilët sipas Ramës marrin para për të ndërtime pa leje.

Më specifikisht, kritikat e kreut të qeverisë kanë qenë për deputetët e qarkut të Vlorës. “ Të gjithë kanë kërkuar të bëhen kryetarë bashkie”, mësohet të jetë shprehur Kreu i PS në këtë mbledhje, duke patur në vëmendje këtu se në zgjedhjet vendore të 14 majit, socialistët nuk e kanë ende një kandidat për kryetar Bashkie. /abcnews.al