“Të gjithë njerëzit që më takonin më kanë uruar edhe pse ndoshta disa ende nuk e besonin. Gjithsesi është ndjesi e veçantë që akund tjetër nuk mund ta kisha marrë,”-nisi prezantimin e tij Bekim Balaj, futbollist i Vllaznisë.
Me këto fjalë është prezantuar Bekim Balaj te Vllaznia. Sulmuesi i kombëtares dy ditë më parë firmosi kontratën për 2 vite e gjysmë, duke u rikthyer te klubi që u formua si futbollist pas 13 vitesh edhe pse për të kishte disa oferta. Ai tregoi se çfarë e bindi te zgjidhte Vllazninë.
“Në vitert e fundit në Shkodër ka një atmosferë tjetër. Dy kupa të fituar, ndryshimet që janë bërë në skuadër, presidenti, menaxhimi. Një projekt serioz që më bindi. Ishin të gjithë kushtet për t’u rikthyer në Shkodër,”-u shpreh Bekim Balaj, futbollist i Vllaznisë.
https://videosh.duckdns.org/YouPHPTube/video/1507/ndjesi-e-vecante-te-rikthehem-ne-shkoder-balaj-prezantohet-te-vllaznia-kete-sezon-s-mjaftohemi-me-kupen-s-jam-ketu-per-te-mbyllur-karrieren?channelName=Shqiptarja1
32-vjeçari ka si objektiv shënimin e sa më shumë golave, ndërsa beson se në Shkodër ka ardhur momenti për te festuar trofeun që mungon prej 22 vitesh.
“Dëshira është e madhe si çdo shkodran për të fituar titullin kampion. Ky është objektivi i disa viteve pasi kupa është fituar dy herë dhe nuk jep më emocion. Kështu që duhet ta ndryshojmë trofeun,”-tha Bekim Balaj, futbollist i Vllaznisë.
Balaj në fund tha se me kalimin te Vllaznia nuk beson se ka humbur vendin në kombëtare, ndërsa e mbylli duke saktësuar se nuk ndodhet në Shkodër për të mbyllur karrierën.
Comments are closed.