Nga Musa Kurtulaj
Çmontohen nga policia 21 kamerat e para, që përdoreshin nga elementët kriminalë në Shkoder
Policia e Shkodres njoftoi sot se ka çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera sigurie, të vëndosura pa leje në mjedise publike. Policia dyshon se këto kamera janë vëndosur nga individë dhe grupe kriminale, për të përgjuar levizjet e policisë dhe jetën private të qytetarëve. Policia theksoi se operacioni për çmontimin e kamerave të jashtëligjëshme do të vazhdojë, dhe do të identifikohen e ndiqen penalisht ata që i kanë vëndosur !
Është hera e parë që në Shkoder kryhet një operacion i till, për më shumë, policia e ka kryer këtë hapur, diten për diell dhe pa maska, duke dhënë kështu mesazhin se i kanë të “numëruara ditët” njerëzit e krimit edhe në Shkoder ! Shteti pa maska përballë krimit ! Ky është vizioni i ideatorëve të këtij operacioni, me fillimin e çmontimit te kamërave të sigurisë të vëndosura pa leje ! Shteti nuk ka nevojë as të maskohet dhe as të fshihet, shteti i del krimit ballas, dhe vëndosmerisë së shtetit juridik nuk ka forcë kriminale në botë që të mund t’i rezistojë !
Prandaj dhe ky sinjal, që dha sot policia e Shkodres me fillimin e sekuestrimit të kamerave të sigurisë, që janë instaluar në kudërshtim flagrant me ligjin, është një sinjal shprese për çmontimin në të vërtetë të botës së krimit në Shkoder ! Le të presim !
Comments are closed.