Fansat e këngëtarit Luiz Ejllit janë mbledhur pranë shtëpisë së Big Brother Vip në mbështetje të tij. Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe bënë thirrje: O Luiz, o kamipon, gjithë Shqipëria ty të do’. Ndërsa të pranishme janë edhe forcat e policisë, për ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e protestës, që erdhi pas thirrjeve në rrjetet sociale.
Fansat e Luiz Ejllit po protestojnë në mbështetje të tij, pas kritikave ndaj këngëtarit i cili deklaroi se ishte sëmurë, por pas disa analizave rezultoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu edhe banorë brenda shtëpisë e kanë kritikuar, dhe disa janë distancuar prej tij, megjithatë këngëtari ka pretenduar se “ka një anë tjetër të historisë”.
Ndërkohë që po mbahet protesta banorët janë mbyllur nga produksioni brenda shtëpisë dhe është vendosur muzikë e lartë për të mos u dëgjuar zërat apo thirrjet e fansave të Luizit.
Comments are closed.