Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i pyetur mbrëmjen e sotme nga Arbana Osmani se si ndihet dhe çfarë ndjen për Kiara Titon, ai është shprehur “se i mungon”.

Artisti tha se ‘moderatorja nuk e sheh me sy të qeshur siç bënte dikur’.

“Nuk është se vazhdoj, po përveçse e kam të pamundur me i mbush vetes mendjen që e bëra atë gomarllëk. Nuk ia fali edhe sikur kjo e publiku të ma fali.

Është e pamundur kur ajo te dhoma tjetër e unë këtu, ajo duke bërë muhabet me banorët e unë këtu. Nuk më sheh me sy të qeshur apo duke pritur batutat e mia.

Ka momente që nuk më sheh, e kuptoj dhe i jap të drejtë. Të gjithë jemi njerëz, gabojmë. Më thoshte ca fjalë që nuk i kam zbatuar, mënyrën se si sillem me të tjerët. Më mungon Kiara komplet, por jo batutat. I dhashë fjalën që nuk do bëj ato batuta. Më prano kështu siç jam dhe një shans tjetër”, tha Luizi.