24 orë pas sulmit me tritol në banesë ne shefit të krimeve në Shkodër Pëllumb Shpati, kamerat e sigurisë duket se janë prova e vetme e grupit hetimorë për të zbardhur ngjajrjen. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjne me dije se kjo është pika e fortë e hetimeve që mund të zbardhë ngjarjen e rëndë.
Përvec kamerave të sigurisë në afërsi të banesës së 49 vjecarit, blutë e Shkodrës kanë berë edhe sekuestrimin e pamjeve filmike në të gjithë rrugën që lidh lagjen Rus me zonën e Drobracit me qëllim identifikimin e personit që i është afruar banesës së shefit të krimeve dhe ka vendosur lëndën plasëse.
Sipas burimeve konfidenciale pranë bluve të Shkodrës pamjet, për shkak edhe të errësirës, nuk arrijnë të identifikojnë autorin megjithatë nga ajo cfarë dihet deri më tani është se ka qënë një person që i është afruar banesës ka vendosur lëndën eksplozive dhe më pas është larguar.
Ngjarja e rëndë, u regjistrua një ditë më parë në lagjen Dobrac, ku në orët e para të mëngjesit një sasi e konsiderueshme eksplozive është vendosur në portën hyrëse të banesës së shefit të krimeve Pëllumb Shpati ndërkohë që si pasojë ë shpërthimit ka pasur dëmë të shumta materiale në murin rrethues të banesës ndërkohë që si pasojë e shpërthimit janë thyer edhe xhamat e të gjithë godinës tre katëshë se bashku me dëmët e kosndierueshme në mjetet që ishin të parkuara në oborrin e banesës.
Comments are closed.