Tritoli i vendosur sot në banesën e shefit të krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati, riktheu në vëmendje sulmet e kryera ndaj efektivëve të policisë në këtë qytet.

30 dhjetor 2022 – I vihet tritol banesës së efektivit të policisë në Shkodër, Valter Serra. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhaj. Sipas burimeve, autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet kur lëndën plasëse e kanë hedhur brenda në oborr. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

2 Qershor 2022 – Një sasi e konsiderueshme tritoli shpërthen pranë banesës së efektivit të policisë vendore të Shkodrës, Pëllumb Vukaj. Brenda banesës kanë qenë edhe dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.

14 maj 2022 – Digjet makina e efektivit të policisë së Komisariatit të Shkodrës, Sokol Kroni, 54 vjeç, ka dalë nga banesa sapo ka parë flakët, por makina është djegur pjesërisht me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Policia po heton për një hakmarrje të mundshme ndaj 54-vjeçarit për shkak të detyrës. Personi pasi i vë flakën largohet me shpejtësi.

20 maj 2022 – Një sasi tritol iu vendos një lokali në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Lokali ishte në pronësi të efektivit të policisë Ndrek Rrasa. Pista ku po hetohet është shkatërrim prone për shkak të detyrës. Autori ishte maskuar me paruke dhe ishte veshur si grua.

28 prill 2022 – Digjet automjeti i efektivit të Forcave Operacionale të Shkodrës, Dritan Turhani. Ngjarja u shënua pranë banesës së tij në lagjen “Perash” të Shkodrës. Hetuesit kanë dyshime se është djegie e qëllimshme pasi janë gjetur gjurmë të lëndëve djegëse.

Sakaq ngjarja e sotme kriminale, i shtohet listës së Policisë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve që goditën në radhët e kolegëve të tyre./abcnews.al