Policia e Shtetit festoi mes kujtimesh dhe sfidash 110-vjetorin e krijimit. Nuk janë të paktë njerëzit që meritojnë jehonë në këtë ditë. Por në këtë përvjetor për rrjedhën që morën ngjarjet dhe historinë që mbart dhe trashëgon nuk kishte personazh më të mirë se Gledis Nano. Ish-drejtori i policisë së shtetit që erdhi me bujë dhe u largua pas vetëm 10 muajsh në detyrë.
Në momentin e betimit, një nga fjalitë e tij ishte “Profesioni nuk ishte i zgjedhur si detyrë karriere, por profesion i frymëzuar nga babai im, ish-efektiv i policisë së shtetit”.
“Kur isha fëmijë, ëndërroja dhe përpiqesha t’i përngjaja personazheve të filmave aksion apo komisarëve të policisë, të cilën në çdo moment përballeshin me rrezikun, me qëllim për t’i sjellë paqe dhe qëndrueshmëri shoqërisë. E ndoqa këtë ëndërr, duke marrë parasysh çdo sakrilegj e përkushtim, deri sa një ditë u shndërrova në njërin prej këtyre personazheve dhe kështu, të jetoja ëndrrën që thurra dikur, fshehtas në imagjinatën time.
Nëse do të rrija një çast apo një ditë më tepër në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e di fare mirë, që ai njeri apo ai grup individësh që shkelin ligjin apo abuzojnë me të drejtën dhe lirinë e dikujt tjetër, do të përjetonin një çast apo një ditë më tepër, peshën e pasigurisë. Dhe kështu do të vijonte dhe vetëm kështu mund të ishte…,” thotë Nano.
Comments are closed.