Edhe pse “Big Brother VIP 2” ka vetëm tre javë që ka nisur, shikueshmëria e këtij edicioni arrin rekorde të paimagjinueshme.
Spektakli i kësaj të shtune pritet të jetë njëjtë me një mbrëmje finale ku me kureshtje pritet rezultati se kush nga banorët do të lërë sot shtëpinë. Në një garë të fortë mes Luizit, Kiarës, Dea Mishel dhe Mikelës të gjithë shqiptarët janë kthyer në tifozë të zjarrtë të konkurrentëve.
Rrjetet sociale kanë shpërthyer nga komentet për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, bizneset po përdorin strategji marketing me emrat e vipave të Big Brother për të tërhequr më shumë klientë, teksa rrugët e qyteteve boshatisen çdo të martë dhe të shtunë kur në orën 21:00 ndizen dritat e spektaklit të madh nën moderimin e Arbana Osmanit.
Personazhet e Big Brother Vip 2 kanë bërë për vete ndjekësit jo vetëm në distancë si një dashuri platonike, por mbështetjen ata e treguan me tubime duke dhuruar një shfaqje entuziaste me fishekzjarre dhe pankarta dhe brohoritje.
Ethet e këtij spektakli ndjehen kudo edhe në bisedat e përditshme. Një nga banoret ka marrë vëmendjen me te madhe këto ditë me historinë e treguar e me pas përgënjeshtruar.
Comments are closed.