Pas administrimit të informacionit në lidhej me zgjedhjet lokale të 14 majit, Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë me dije se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Ilirjan Celibashi, në një postim në Facebook, u shpreh se nga këto bashki kërkohet të merren masa të menjëhershme për përmbushjen e detyrimeve.

“Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të datës #14MAJ2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre. Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa MENJËHERË dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: vendore@kqz.gov.al.”