Lëvizjet e fundit në Partinë Demokratike të cilat çuan në një nismë për mbledhjen e 20 firmave për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga kryetar grupi parlamentar, iniciuar nga deputeti Ervin Salianji, për kryetarin e degës së PD në Shkodër, Xhevdet Amuli, është i pavend.

Në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, Amuli vlerëson se veprimi i Salianjit, në kohën kur përpara është sfida ndaj zgjedhjeve vendore, nuk përkon as me momentin dhe kohën e duhur.

Të them të drejtën këto lëvizje mua nuk më duken aspak normale pasi ne jemi fokusuar të gjithë duke u marrë me njëri-tjetrin, dhe e harrojmë kundërshtarin tonë politik.

Ndoshta ky veprim i z.Salianji nuk është në kohën as momentin e duhur, pasi ne kemi nëj sfidë shumë të madhe, kemi zgjedhjet lokale që na presin dhe i kemi në prag të derës më 14 maj.

Lëvizja e tij për mua është krejt e pavend në këtë kohë.