Avokati Jordan Daci flet për situatën në selinë blu, ku PD-ja e Sali Berishës është pa anëtarë në KZAZ. Për të paqartësia juridike e PD e vendos opozitën në pozitë të pafavorshme juridike. Daci thekson edhe se vendimi i Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nuk ka asnjë fuqi.
“Ky proces nuk do jetë i mirë sepse nuk u arrit të bëhej Reforma Zgjedhore dhe Territoriale. Kemi një problematike sa i përket funksionimit të KQZ. Paqartësia juridike e PD-së ngre pikëpyetje të mëdha ligjore dhe konkrete, dhe e vendos opozitën në pozitë të pafavorshme.
Konfigurimi i KQZ është i paraparë nga Kodi Zgjedhor. PD sot ndodhet në situatë absurde, sepse nga një anë kryetar është një kryetar i dorëhequr, kemi një kryetar të deleguar.
Paralel me këtë kemi vendimin e marsit që e zhbën këtë, por është objekt verifikimi në Gjykatën e Apelit. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të marrin një përgjigje përfundimtare.
Nga pikëpamja formale s’mund të shërbejë si arsye, sepse ligji është i ftohtë. Për ligjin në kuptimin e ngushtë, PD është ajo që në dokumentacion. Sa përputhet ky dokumentacion me realitetin është një problem që ka të bëjë moralin“.
Comments are closed.