Në takimin që pati me drejtuesit e Policisë së Shtetit mbrëmjen e së mërkurë, kryeministri Edi Rama i ka lënë disa porosi. Rama zhvilloi një takim me drejtorët vendor të policisë, kryepolicin Muhamet Rrumbullaku dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Mësohet se gjatë takimit Rama ka kërkuar goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri dhe korrupsion, kjo ndikuar nga rasti i Alda Klosit. Po ashtu është kërkuar edhe zbardhja sa më e shpejtë e ngjarjeve kriminale që kanë mbetur mister, përfshirë këtu misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt.
Policia ka sfidë sezonin turistik, teksa është kërkuar vëmendje maksimale në plazhe. Raste të ngjashme si i 7-vjeçares Jonada Avdija të mos përsëriten dhe kontrollet e policisë të jenë permamanente për të parandaluar ngjarje të ngjashme të rënda. Një ditë parë, ministri Bledi Çuçi tha se do të jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitoroj vijën bregdetare.
Comments are closed.