Për largimin e të rinjëve nga Shqipëria, ministrja Kushi është shprehur se po punohet për të rritur cilësinë e shkollave dhe universiteteve nëpërmjet politikave të ndërkombëtarizimit. Sipas saj një nga arsyet se pse emigrojnë të rinjtë është cilësia në institucionet arsimore.
“Kur diskutojmë për të mbajtur të rinjtë dhe studentët në Shqipëri, pikërisht për këtë arsye kemi politikën e ndërkombëtarizimit. Se ne i nxisim të jetojnë dhe të studiojnë në Shqipëri. Sepse ishte vënë re që ata më të mirët që kërkonin cilësi më të lartë detyroheshin të shkonin jashtë. Dhe duke rritur standardet do jetojnë këtu. Jo vetëm që do kenë cilësi të mirë por edhe kosto të ulëta.
Për këtë arsye ne fondin e ekselencës këtë vit e riformatuam për të mbështetur të rinjtë shqiptarë.”- tha Kushi.
Comments are closed.