Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, ka komentuar nga qyteti i Sarandës nëse do t’i zgjedhë primaret e “Rithemelit”.

Alibeaj u tregua i prerë duke u shprehur se është vendosur që Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, duke e cilësuar grupin që ai drejton si forcën më të madhe opozitare në vend.

“Unë kam një detyrim në këtë pozicion që jam si drejtues i Partisë Demokratike, të zbatoj aktet dhe vendimet e strukturave të Partisë. Pak kohë më parë janë mbledhur kryesia dhe kolegji i kryetarëve dhe në këto takime është shtruar pikërisht kjo cështje dhe është vendosur që PD do të futet në zgjedhje.

Në e bëmë një gabim në 2019, leksionet e së cilës të hidhura i morën në 2019. Megjithatë PD, jo thjesht dhe vetëm si simbolikë por si forca kryesore e opozitës nuk mund t’i shmanget procese zgjedhor.

Ne kemi pasur qasje të bëra publike lidhur me krijimin e strukturave paralele nga një pjesë tjetër e demokratëve. Për të mos krijuar këtë ndarjen e madhe që në prill grupi parlamentar paraqiti një platformë që ndarja të mos ishte një nga qasjet që do të vinte para zgjedhjeve lokale, kjo nuk u pranua.

Dy muaj më parë një platformë e nxjerrjes së kandidatëteve primarëeve fitues të përbashkët, për një arsye fare të thjeshtë. Përballja me regjimin kërkon mobilizim të cdo fluksi anti-qeveritar.

Si bëhet kjo?

Kush janë fluksi, janë shqiptarët, elektorati gri. Për t’i pasur ata me vete, e për ta bërë këtë mënyra do të ishte që të kishim një kandidat, “ka thënë ndër të tjera Alibeaj. r.t/abcnews.al