Leonard Ciko dhe Altin Dine janë dy viktimat e tjera që janë vjedhur nga Rozeta Dobi. Ata kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.

Të dy njihen si biznesmenë në kryeqytet. “Na ka vjedhur bizhuteri, jo para”,-mësohet të jenë shprehur ata në prokurori, ndërsa denoncimi është bërë pas zbulimit të supervjedhjes te shtëpia e Alda Klosit.

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al