Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ u shpreh se largimi i ish-deputetit të LSI-së, Agron Çela tek Partia Socialiste është thjesht një proces i pastrimit të opozitës. Ai u shpreh se flamuri i ndryshimit në Shkodër do të qëndrojë i ngritur.

‘Bastionet kryesore të Partisë së Lirisë do të jenë Tirana Durrësi dhe Elbasani. Ne kemi bindjen të plotë për një sukses spektakolar të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin. Pa më të voglin ndryshim në Shkodër flamuri i ndryshimit do të qëndroje i ngritur. Përpjekjet dëshpëruara dhe në panik të Edi Ramës nga skandalet e korrupsionit jo vetëm që nuk ja bëjnë më të lehtë përballje me opozitën e bashkuar në të ardhmen por ndihmojnë në procesin e pastrimit të opozitës.’- tha Meta.

Deputeti i Agron Çela i është bashkuar Partisë Socialiste. Ditë më parë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi këto zëra duke i cilësuar “lajme të shpikura e të porositura”.