Kryeministri Edi Rama, ka “shigjetuar” mediat sa i takon raportimeve të tyre mbi nivelin e kriminalitetit në vend.
Me një shënim më faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama thotë se ndryshe nga jehona shurdhuese që pasqyrohet në medie, sot të dhënat sipas tij tregojnë se numri i vrasjeve përgjatë 2022 ka qenë më i ulëti në tri dekadat e fundit.
Postimi në Facebook:
FAKT kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit.
KUJTESË: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit.
Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë.
Comments are closed.