Detajet e fundit në lidhje me vrasjen e biznesmenit nga Saranda Edmond Papa, kanë krijuar një lidhje të tij me ekzekutimin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Kjo pasi autori i dyshuar i vrasjes së Papës, Albano velo rezultojn të jetë kunati i Sadikajt. Kjo ka mjaftuar dhe një pistë e re po dyshohet në lidhje me vrasjen e Papës, ajo e hakmarrjes.
Por si u vra Sadikaj?
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut.
Comments are closed.