Klubi i Al Nassr do prezantojë sot Cristiano Ronaldon, duke e bërë lojtarin më të paguar në botë. Nëse klubi nga Arabia Saudite tani është bërë i njohur, diçka të tillë nuk mund të thuhet për Hysen Zmijanin. Ish-futbollisti i Kombëtares ka luajtur për dy sezone me arabët, teksa ka fituar edhe dy tituj.
Ka qenë vetë 59-vjeçari shkodran që kujton kohët e arta të 27 viteve më parë, teksa la Ajaccio në Francë dhe firmosi me Al Nassr në sezonet 1993-1995.
“Disa kujtime nuk shuhen kurrë. 30 vite më parë, kam firmosur me Al-Nassr. Te qënit pjesë e këtij klubi ka qenë një eksperiencë shumë e bukur në karrieren time ku në 2 vite që kam luajtur atje, kemi fituar 2 kampionate (1993-1994 dhe 1994-1995 ). Më gëzon të shoh këtë klub duke bërë tituj në mbarë botën me lojtarin e tyre më të ri, Cristiano Ronaldo. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij klubi! I uroj Cristianos dhe skuadrës sukses!”, shkruan Zmijani.
Comments are closed.