Viti 2022 ka regjistruar një prej dimrave më të butë në historinë e vendit. Reshjet e dëborës kanë qenë të pakta, dhe po ashtu temperaturat e larta duke thyer disa herë rekordin e temperaturave më të larta të regjistruara ndonjëherë. Sipas “Il Meteo“, tani do të përballemi me një ngrohje të papritur mbi Polin e Veriut, e cila në fakt mund t’i japë një tronditje të mirë të gjithë sezonit të dimrit, deri tani të nënshtruar dhe të karakterizuar nga temperatura shumë mbi mesataren.
Por çfarë është Stratwarming? Ky term, në meteorologji, i referohet një ngrohjeje anormale dhe intensive të stratosferës së tokës pikërisht mbi Rrethin Arktik. Siç tregon harta më poshtë, zona midis Siberisë dhe Alaskës do të mbahet nën vëzhgim në javët e ardhshme, ku anomalia termike mund të jetë edhe më e rëndësishme: madje, siç tregon harta, priten devijime nga mesatarja deri në +30°C.
Pasi aktivizohet, kjo ngrohje gradualisht tenton të zgjerohet drejt troposferës së sipërme, me pasoja në vorbullën Polare. Nga pikëpamja klimatologjike tashmë ka ndodhur disa herë që pas mesit të janarit. Valët e fuqishme të ngricave arritën të pushtonin Evropën dhe Italinë, si në 1929, 1956, 1991, 2012 dhe 2018.
Gjatë gjysmës së dytë të janarit (ose brenda ditëve të para të shkurtit) Vorbulla Polare mund të “shkëputet” dhe të zhvendoset nga vendndodhja e saj natyrore, me një rritje eksponenciale të mundësive për ardhjen e masave ajrore të ngrira, që do prekin fillimisht zemrën e Evropës, pastaj edhe pellgun e Mesdheut.
Comments are closed.