Një sherr në një lokal nate në Prizren i kushtoi jetën një 31-vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu, ndërsa miku i tij, Rufgen Shehu 27 vjeç mbeti i plagosur.
Duket se një faturë prej 400 eurosh ka qenë shkaku që mes të rinjve nga Shqipëria dhe pronarit të klubit të natës, Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra”, të niste një sherr fizik, i cili më pas degradoi në përdorimi ne armës nga ky i fundit.
Por kush është Dibran Hoxhaj, pronari i klubit famëkeq “Kobra City”?
Mediat e Kosovës raportojnë se Hoxhaj ka disa dosje në polici, ndërsa në lokalin e tij ka pasur disa raste kur policia ka mësyrë dhe ka sekuestruar lëndë narkotike.
Pronari i këtij lokali akuzohet për plot 189 vepra penale, ndërsa më e rënda vrasja dhe plagosja e të rinjve nga Shqipëria.
Ai dyshohet se gjuajti në drejtim të makinës në të cilën ndodheshin ata, ku plumbat i morën jetën 31-vjeçaritt dhe lanë të plagosur 27-vjeçarin.
Hoxhaj ekspozohej shumë në rrjete sociale dhe duket se e do famën. Ai dilte shpesh edhe në intervista televizive ku shfaqte jetën superluksoze, ndërsa nuk nguronte as t’u jepte mesazhe të rinjve duke u thënë se nuk është e lehtë jeta që ai ka zgjedhur dhe se nuk do t’ua sugjeronte.
Teksa nuk e mohonte se ka qenë “problematik”, deklaronte se mosmarrëveshjet me njerëz kanë filluar pas hapjes së lokalit.
“Shumica e veprave (penale) kanë ardhë pas hapjes së lokalit “Kobra City” dhe aty kanë fillu mosmarrëveshjet me njerëz”, shprehej ai.
Comments are closed.